Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Izraelit, Shimon Peres

ilir-metaNë një letër drejtuar Kryetarit të Knesset, Parlamentit të Izraelit Yuli Edelstein, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Izraelit z. Shimon Peres.

Më poshtë letra e plotë drejtuar z. Edelstein:

I nderuar Z. Edelstein,

Më lejoni t’Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër të Kuvendit të Shqipërisë për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Izraelit z. Shimon Peres dhe njëkohësisht mirënjohjen e thellë për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të këtij njeriu të madh të paqes.

Gjatë gjithë jetës së tij, Shimon Peres i shërbeu në mënyrë të palodhur Izraelit përmes alternativës së pajtimit në Lindjen e Mesme dhe jo konfliktit, duke besuar me optimizëm në një të ardhme të paqtë, dhe duke ndryshuar kështu drejtimin e historisë mbarë-botërore.

Ne sot i bashkohemi familjes Peres, popullit mik të Izraelit dhe miqve tanë hebrenj në tërë botën duke u përkulur me respekt të thellë përpara jetës dhe veprës së jashtëzakonshme të një njeriu të madh parimesh të drejta, i cili do të mbetet një prej personaliteteve më me peshë të historisë sonë moderne.

Vepra e Shimon Peres na frymëzon të gjithëve për të intensifikuar përpjekjet tona në shërbim të një bote më të paqtë e më të sigurtë për brezat e ardhshëm. Ju siguroj Zoti Edelstein se gjithë populli shqiptar gjendet pranë Jush dhe miqve tanë hebrenj në këto ditë zie kombëtare.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al