Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shprehu ngushëllime në Ambasadën e Izraelit në Tiranë për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Izraelit, Shimon Peres

“Peres, lider i madh botëror që frymëzoi përpjekjet për paqe jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe për paqen në botë.”

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Izraelit në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Izraelit, z. Shimon Peres.

Z. Meta u prit nga Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, z. Boaz Rodkin dhe më pas la një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës. Në mesazhin e tij, Kryetari i Kuvendit theksoi se Shimon Peres ishte një lider i madh botëror, që frymëzoi përpjekjet jo vetëm për paqe në Lindjen e Mesme, por edhe për paqen në botë.
“Shimon Peres ishte në lider i madh botëror, që frymëzoi përpjekjet jo vetëm për paqe në Lindjen e Mesme, por edhe për paqen në botë. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë shpreh solidaritetin më të fortë për familjen e tij, popullin hebre dhe institucionet e Izraelit, këtij aleati të rëndësishëm të Shqipërisë”, – shkroi z. Ilir Meta ndër të tjera në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al