Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta takohet me Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak

Ilir MetaKryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u takua në Bratislavë me Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, z. Miroslav Lajcak, vendi i të cilit mban dhe presidencën e radhës së BE-së. Meta informoi z. Lajcak mbi miratimin me konsensus të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi, si dhe kalendarin e miratimit e ligjeve të tjera që e bëjnë këtë reformë efektive, duke filluar me ligjin për Vettingun.

Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit theksoi se fryma e konsensusit që u demonstrua gjatë miratimit të kësaj reforme do të vazhdojë edhe me ligjet e tjera. Sakaq, z. Meta vlerësoi mbështetjen që Sllovakia i jep proceseve integruese të Shqipërisë dhe perspektivës së saj evropiane dhe shprehu besimin se me miratimin e ligjeve në kuadër të reformës në drejtësi dhe implementimin e suksesshëm të saj Shqipëria do të marrë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për fillimin sa më parë të negociatave për anëtarësim.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi presidencën sllovake për vëmendjen që i kushton zgjerimit dhe integrimit në BE të vendeve të Ballkanit, dhe garantoi se Shqipëria do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për përmbushjen e pesë prioriteteve. Lajcak shprehu besimin se politika e zgjerimit nuk do të ndikohet nga zhvillimet e fundit në Evropë dhe inkurajoi Shqipërinë të thellojë reformat, duke filluar me zbatimin e suksesshëm të reformës në drejtësi.

Burimi:( integrimi.al / E.S )

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al