Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, uron shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë. Në një prononcim për median nga Shkodra, z. Meta tha se 28 Nëntori është një datë e rëndësishme në historinë tonë, por dhe kuptimplotë për të ardhmen evropiane.

“Për mua është një kënaqësi për t’ju uruar të gjithëve ju, gëzuar Festën e 28 Nëntorit! Festë mjaft e rëndësishme në historinë e vendit tonë, por edhe mjaft kuptimplotë për të ardhmen evropiane të vendit tonë, e cila mendoj se është edhe më e sigurt në këtë festë dhe shpresojmë që të ecim në këtë rrugë”, – u shpreh Kryetari i Kuvendit.

I pyetur nga gazetarët se deri kur klasa politike shqiptare do të vazhdojë të festojë e ndarë 28 dhe 29 Nëntorin, z. Meta bëri apel që kjo kulturë e vjetër e ndarjeve duhet t’i i takojë të kaluarës.

“Mendoj se kultura e vjetër e ndarjeve dhe përjashtimeve duhet t’i takojë të kaluarës dhe 29 Nëntorin nuk e keni vendosur ne. Atë e kanë vendosur ata që çliruan Shqipërinë. Kështu që kjo është një ditë që i fton të gjithë për të nderuar ata që sakrifikuan për çlirimin e vendit”, – deklaroi Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta nga Shkodra.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al