Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një drekë pune në SHBA me Eurodeputetin, Knut Fleckenstein

Ilir MetaGjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të pjesëmarrjes në Konventën e Partisë Demokratike Amerikane që po zhvillohet këtë javë në Filadelfia, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta zhvilloi një drekë pune me Eurodeputetin Knut Fleckenstein.

Të pranishëm ishin dhe Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha si dhe deputetët e Partisë Socialiste, z. Pandeli Majko dhe znj. Olta Xhaçka.

Në një prononcim për mediat, eurodeputeti Knut Fleckenstein nënvizoi rëndësinë e miratimit të ligjeve të tjera në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë.
Mes të tjerash z. Fleckenstein u shpreh:
“Unë do të doja të falënderoja Kryetarin e Kuvendit Meta për ftesën. Ne patëm një drekë të këndshme së bashku edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike Basha si edhe me përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste.
Pas betejës tonë të përbashkët për reformën në drejtësi, gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, jo ne, por ata do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për respektimin e ligjeve. U uroj atyre dhe të gjithëve ju shumë fat”, – theksoi eurodeputeti Fleckenstein.

 Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al