Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti Kryetarin e Bashkisë së Vienës, Michael Häupl

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Kryetarin e Bashkisë së Vienës, z. Michael Häupl, të cilit i uroi mirëseardhjen në këtë vizitë të parë të tij në Tiranë.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta vlerësoi rolin historik të z. Häupl në krye të Bashkisë së Vienës që prej vitit 1994 dhe vuri në dukje se bashkëpunimi mes Vienës dhe Tiranës duhet thelluar më tej, duke marrë në konsideratë se kryeqyteti shqiptar mund të përfitojë shumë nga përvoja e shkëlqyer e Bashkisë së Vienës.

Kryetari i Bashkisë së Vienës z. Michael Häupl shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë në Tiranë dhe konfirmoi vullnetin për të rritur bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës si dhe me qytete të tjera të Shqipërisë në mbështetje të zhvillimit urban të kryeqytetit, duke vënë në dukje se Austria ka një eksperiencë shumë të gjerë në drejtim të zhvillimit urban dhe fuqizimit të pushtetit lokal.

Z. Meta e falënderoi edhe një herë z. Häupl për vëmendjen e tij ndaj Shqipërisë dhe shprehu mbështetjen e plotë të tij ndaj çdo bashkëpunimi apo programi mbështetës që i shërben përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë.  

Burimi:( integrimi.al / E.S )

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al