Kryetari i LSI-së, z. Petrit Vasili priti në një takim Kreun e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, z. Peter Tejler

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili priti në një takim Kreun e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, z. Peter Tejler, me të cilin diskutuan në lidhje me zgjedhjet e 25 qershorit.

Gjatë takimit, z. Vasili theksoi se këto zgjedhje duhet të zhvillohen në një klimë sa më të qetë dhe se fushata zgjedhore duhet të përqendrohet te gara mes programeve të partive si dhe rritja e besimit te Parlamenti i ardhshëm.

“Lëvizja Socialiste për Integrim ka promovuar në listat e saj për deputetë të rinjtë dhe gratë, duke i dhënë një moral dhe cilësi Parlamentit të ardhshëm”, – u shpreh Kryetari i LSI, Vasili.

Nga ana e tij, kreu i Misionit të Vëzhgimit, z. Peter Tejler ndau mendimin që zgjedhjet të jenë sa më paqësore dhe në respektim të ligjit zgjedhor. Sipas z. Tejler, këto janë objektivat më të rëndësishme që këto zgjedhje duhet të realizojnë për të ardhmen e vendit.

Gjithashtu, z. Tejler shprehu gatishmërinë për të mbajtur kontakte të vazhdueshme me Lëvizjen Socialiste për Integrim për problematikat që lidhen me procesin zgjedhor të 25 qershorit.

Sakaq, z. Vasili konfirmoi gatishmërinë për një bashkëpunim intensiv me OSBE/ODIHR dhe me kreun e misionit, z. Peter Tejler.

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al