Gjosha: Punësimi dhe fuqizimi i grave, lajtmotiv i LSI-së

Për mua është një moment shumë i veçantë që rikthehem sërish në qytetin e Beratit, një qytet me kaq shumë tradita dhe kulturë që përcillet kaq bukur të secila prej jush. Sot kjo sallë është e mbushur plot me gra dhe vajza, të cilat nuk kanë zbukuruar vetëm ambientin që na rrethon, por ju keni dhënë njëkohësisht shumë ngjyra, dashuri e përkujdesje të veçantë edhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Duke qenë se LGI tashmë e ka marrë statusin e një forumi politik, mua më vjen mirë që nëpërmjet këtij aktivi ju do të shpalosni sa më shumë punë, ide, qëndrime, të cilat i japin LGI një standard tjetër dhe ritheksojnë faktin se ajo bëhet çdo ditë e më e fortë për të mbrojtur interesat e të gjitha grave dhe vajzave.

Kudo që shkoj, njerëzit më thonë se e njohin LGI-në, kanë dëgjuar për të dhe për të gjithë iniciativat e ndërmarra dhe mua më vjen mirë që puna juaj, dinjiteti dhe serioziteti që përfaqësoni fiton çdo ditë e më shumë interesin e çdo qytetari e çdo familjeje kudo që ndodhet. Në këto muaj kemi pasur shumë arritje që na bëjnë krenarë në punën tonë dhe një nga këto është dhe respektimi i parimit të barazisë gjinore, pra 50% në të gjitha instancat drejtuese të LSI-së.

Dhe për këtë meriton një nderim të madh promotori dhe mbështetësi më i madh i LSI-së, Kryetari Ilir Meta. Është një arritje që, përveç vlerësimit të jashtëzakonshëm kërkon ndërgjegjësim dhe punë të dyfishtë nga ana jonë për të treguar se gruaja është një forcë e madhe dhe ku dora e saj mund të sjellë ndryshime rrënjësore në shoqëri. Së bashku do të punojmë shumë për gruan e Beratit, duke i dhënë asaj prioritet maksimal në fuqizimin saj ekonomik, koncept i gjerë, por që sjell emancipim të shpejtë të grave dhe vajzave në shoqërinë tonë dhe më tej në integrimin e saj në shoqërinë europiane.

Punësimi, mbështetja e grave dhe vajzave sipërmarrëse dhe fuqizimi i tyre në vendimmarrje do të jetë kryefjala e punës tonë. Pasi një grua e punësuar do të thotë më shumë lumturi për familjet tona, do të thotë një buzëqeshje më shumë për fëmijët tanë, një e ardhme më e sigurt për fëmijët tanë. Dikur shkrimtari i njohur Viktor Hygo ka thënë: “Fija e flokut të një gruaje ka më shumë fuqi se gjashtë kuaj të marrë së bashku”, ndaj unë ju them me bindje se ju jeni superfuqia e kësaj bote, jeni ju që i jepni kuptimin vazhdimësisë së jetës, jeni ju që mund të sillni fitoren më 23 qershor.

Me lejoi t’ju falënderoj edhe një herë për këtë aktiv të jashtëzakonshëm dhe në veçanti grupin organizator për punën e madhe. Ju uroj suksese të gjithëve dhe fitore në zgjedhjet e 2013-s.Duke qenë se LGI tashmë e ka marrë statusin e një forumi politik, mua më vjen mirë që nëpërmjet këtij aktivi ju do të shpalosni sa më shumë punë, ide, qëndrime, të cilat i japin LGI një standard tjetër dhe ritheksojnë faktin se ajo bëhet çdo ditë e më e fortë për të mbrojtur interesat e të gjitha grave dhe vajzave.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al