Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi: “Kjo është vetëm maja e ajsbergut!”

Pas lajmeve të shpërndara nga agjensitë e lajmeve italiane se krimi i organizuar shqiptar ka përfshirë edhe figura politike aktuale në vend, ka ardhur menjëherë reagimi i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Znj.Monika Kryemadhi.

Në një status të nxjerrë para pak minutash në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook” Kryemadhi shpjegon se ka ardhur momenti i reagimit qytetar ndaj kësaj klike të inkriminuar ku i përfshirë është edhe vetë kryeministri.

Mëposhtë keni statusin e plotë të shkëputur nga faqja zyrtare në “Facebook”:

“Sot është dita e së vërtetës për të gjithë ata që dyshuan qoftë dhe njeherë të vetme tek akuzat tona për lidhjet e drejtëpërdrejta të qeverisë me krimin.
Ajo që shtypi italian denoncoi sot është vetëm maja e ajsbergut të krimit dhe trafiqeve të drejtuara nga Edi Rama. Sepse është ai drejtuesi që mban lidhjet dhe fijet me krimin e organizuar. Është ai përgjegjësi kryesor për inkriminimin e policisë dhe politikës.
I bëj thirrje prokurorisë të nisë urgjent hetimet për ish ministrin e brendshëm dhe lidhjet e tij me kriminalitetin. Dhe të mos ulet në takime spontane me të kerkuarit e drejtësisë. Sikundër kam bindjen se Tahiri është thjesht i përdoruri i radhës nga Edi Rama. Që pasi i shfrytëzoi bashkëpunëtorët e tij për lidhjen dhe shfrytëzimin e bandave për të blerë votat dhe kërcënuar zgjedhësit e kundërshtarët e tij politikë, sot i flak tutje sepse nuk i duhen më. Ndaj është momenti që ne të gjithë të reagojmë sa më fort kundër kësaj situate ku krimi ka mbërthyer fort qeverisjen. Sot është dita që të paktën si qytetarë të ngremë zërin kundër kësaj klike kriminale që po mban peng Shqipërinë. Ky është momenti i zërit të qytetarisë kundër krimit”.

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al