Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi takohet me kreun e misionit të Odihr Peter Tejler

Kryetarja e LSI Znj. Monika Kryemadhi priti në një takim Kreun e Misionit të Odihr per zgjedhjet, Z. Peter Tejler, i cili prezantoi raportin e Odihr për zgjedhjet parlamentare.

Duke marrë fjalën, Kryetarja e LSI vlerësoji sensin përgjithësisht realist të raportit, ku konfirmohet një pjesë e problemeve që janë ngritur para zgjedhjeve siç janë shitblerja e votës, përfshirja e policisë në zgjedhje, ndikimi i eksponentëve kriminalë në votime, dhe cënimi i të drejtës së qytetarëve për një proces zgjedhor ku garantohet vullneti i tyre për të mbështetur lirisht partinë politike që përfaqëson më mirë pikëpamjet e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua dhe për rekomandimet e OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore ku konsensusi e transparenca u cilësuan si kushte të domosdoshme për të krijuar besimin e qytetarëve te procesi zgjedhor.

Për sa i përket sistemit zgjedhor Kryetarja e LSI është shprehur se duhet të nisemi nga rekomandimet e Odihr për të zgjidhur problemet e sistemit në të kaluarën, si dhe marrjen e shembujve më të mirë nga vendet e tjera ku garantohet liria e barazia e votës së qytetarëve.

Burimi:(Integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al