Vijon paraditja me thjellime e vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore, por vranësira më të dukshme do të ketë në zonat Lindore.

Gjatë pasdites moti mbetet me kthjellime në Jug dhe pjesërisht në Qendër, por me vranësira të shpeshta në Veri dhe pjesërsiht në Qendër.

Sipas Meteoalb era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga Veriperëndimi duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes dhe mesditë përjashtuar një rënie të lehtë në veri dhe Lindje.