E diela rezervon një supersfidë në Superiore, sepse Kukësi do të presë në “Air Albania Stadium” Partizanin dhe është një nga ato përballje që vlen shumë.

Duke parë dhe rëndësinë e sfidës, FSHF ka vendosur që kjo ndeshje të gjykohet nga gjashtë arbitra.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë, Eldorian Hamiti, i cili mban edhe stemën e FIFA-s.

Kandidat potencial ishte edhe Juxhin Xhaja, por sektori i arbitrimit ka caktuar pikërisht gjyqtarin e kolegjiumit të Lezhës, i cili në javën e 18-të vendosi drejtësi në Teuta-Laçi 0-1.

Mbetet për t’u konfirmuar se kush do të jenë anësorët dhe arbitrat e linjës.