Nënkampionët luajnë në Hungari takimin e parë të vlefshëm për Ligën e Europës, ndërsa duhet thënë se në këtë 45 minutësh të parë, skuadra e Gjokës ka prodhuar një futboll të pëlqyeshëm, ku Valdet Rama është iniciatori i aksioneve. Debreceni, nga ana tjetër, ka patrur mundësitë e tij, por rastin më të mirë e krijuan verilindorët në të 25-ën, kur gjuajtja e Rrocës u ndal vetëm nga shtylla.

Më pas në skenë futet gjyqtari austriak Gishamer, që një faull si mbrojtës i fundit të lojtarit hungarez ndaj Et’hemit, e cilëson si lojë të rregullt, duke mbajtur haptazi një qëndrim të njëanshëm. Gjithsesi shpresojmë që në pjesën e dytë Kukësi të arrijë një sukses në këtë transfertë delikate.