Kultivuesit e duhanit-Ministria e Bujqësisë: Fillon disbursimi i pagesave të prapambetura

13754554_852088691588149_4676871896572624120_nMinistria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave beri te ditur sot, se nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Duhan Cigareve do të fillojë te hënën, datë 25 korrik, shlyerjen e pagesave te prapambetura për fermerët kultivues te duhanit.

Pas përpjekjeve të vazhdueshme të ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, zv/ ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ervin Mete dhe Agjencisë Kombëtare të Duhan Cigareve, Kompania Mika Korca ka konfirmuar se ka disbursuar këstin e parë prej 580 000 euro për pagesat e fermerëve duhan-kultivues, kryesisht në zonën e Dumresë, Elbasan.

Kompania Mika Korca ka informuar Ministrinë e Bujqësisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Duhan Cigareve se, ditën e hënë 25 Korrik 2016, do të fillojë shlyerjen e detyrimeve ndaj fermerëve .

Këtë vit, vonesa me pagesat ndaj kultivuesve të duhanit ka shkaktuar mjaft pakënaqësi në këtë komunitet, fakt që ka kërkuar ndërhyrjen institucionale të Ministrisë së Bujqësisë për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje. Ministria e Bujqësisë shpreh besimin se, edhe disbursimin i dy kësteve të tjera, do të respektojë afatet e parashikuara në marrëveshjen kontraktuale për shlyerjen e shumës totale deri më 31 Gusht 2016.

Ministria e Bujqësisë siguron se kjo situatë nuk do të ndodhë më në të ardhem, pasi tashmë janë shtuar operatorët grumbullues, dhe në ndryshimet ligjore që pritet të miratohen në Parlament, janë të sanksionuara mirë marrëdhëniet e fermerit me grumbullues-përpunuesit.

(Burimi:Atsh/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al