Moratoriumi i gjuetisë, Koka: I shërben të ardhmes së vendi

LEFTER kokaMinistri i Mjedisit, Lefter Koka vlerësoi sot në Kuvend shpalljen e moratoriumit të gjuetisë,“Moratoriumi i gjuetisë nëse miratohet  sot dhe ai i pyjeve i miratuar më parë janë masa ekstreme që do i shërbejnë të ardhmes dhe për të cilat ka nevojë Shqipëria. Nëse ka një gjë për të cilën do te mbahet mend ky parlamen vite më pas, ky do të jetë moratoriumi i pyjeve dhe ai i gjuetisë”, u shpreh ministri i Mjedisit. 

Fjala e plotë e Ministrit të Mjedisit z. Lefter Koka

Në këtë situatë të nxehtë që jemi, ku në prag të çeljes së sezonit veror dëgjojmë përditë të flitet për reformën në drejtësi, për hashashin e së fundmi për Shukriun të flasësh për ketrin duket sikur nuk je në vendin e duhur. Nuk doja të ndalesha gjatë në statistika, argumentat shkencorë dhe ato të ekspertëve apo shoqatave mjedisore, si dhe fuqizimin e ekonomise lokale apo turizmit që rigjallërimi i popullatave të faunës do të sillte, pasi pasqyra është dhënë qartë nga expertë të fushës dhe i ndanë këtu me ne në fjalën e tyre disa nga deputetët.

Sa i përket fjalës së deputetit Dashi, të diskutosh korrupsion te gjuetia është krejt pasens, nëse e kuptova drejt gjatë fjalës së tij, por parlamenti ka një numër të madh deputetësh e me c’duket të gjithë duhet ta thonë ndonjë gjë apo të mbajnë një fjalim.Duhet të pranojmë se rezultati ka qenë spektakolar ndaj kjo nxiti mazhorancën , dhe opozita në dijeninë time ka ndarë të njëjtin mendim me ne deri pak ditë më parë.

Këto 5 vitet e ardhshme do jenë të mjaftueshme për ti dhënë zonave ligatinore dhe malore një ekositem të shëndoshë me biodiversitet të ngritur në një nivel absolutisht më të lartë për të siguruar një hov në turizëm e kryesisht atraksionin e turistëve të huaj , pasi Shqipëria pikërisht për turizmin ka sot nevojë. Duke e lidhur me moratoriumin e pyjeve kemi pranuar padyshim se të 2 si gjuetia ashtu edhe pyjet janë masa ekstreme në fakt, po ju garantoj një gjë se nëse do mbahet mend ky parlament vite më pas, do jenë pikërisht këto 2 moratoriume që ne ndërrmorrëm, në ndalimi e prerjes së pyjeve me votë unanime nga ky parlament e ndalimin e gjuetisë që po diskutojmë sot.

Unë jam i bindur si ministër Mjedisi dhe si përfaqësues i një force politike , se do të kënaqeshim nëse ne do kishim rezultate në mjedis para zgjedhjeve të 2017-ës. Por unë nuk mund të mendoj për kaq shkurt, sepse në fund fare në politikë kam edhe një mision. Ndaj unë besoj me këto masa, që ne të gjithë së bashku do i shërbejmë të ardhmes së vendit . Unë besoj se Shqipëria në 10 vitet e ardhshme do të jetë me një natyrë të mrekullueshme e fëmijët tanë do të mund të prekin atë që ne shkatërruam në 25 vite.Sa i përket paaftësisë së shtetit për të kontrolluar paligjshmërinë apo lënë gjuetinë në dorë të profesionistëve që u fol këtu. Unë jam i bindur se në shoqatat federatave e gjuetarëve ka profesionistë dhe gjuetarë pasionantë dhe nuk e kanë dëmtuar ata mjedisin.

Por të gjithë jemi të vetëdijshëm se kapacitetet njerëzore e logjistike që kemi në dispozicion janë të limituara, pavarësisht vullnetit e punës rigoroze që insitucionet tona bëjnë. Më lejoni t’ju sjell në vëmendje, se në 2006 kemi pasur moratorium skafesh. Sigurisht s’ishin të gjithë skafistë ishin dhe peshkatarët që u penalizuan dhe u ndëshkuan për shkak të fenomenit shqetësues. Ndaj masa të tilla extreme që shteti ndërrmerr jemi të ndërgjegjshëm që ndëshkojnë dhe një pjesë të shëndoshë të shoqërisë .Ndaj unë u bëj thirrje shoqatave, dhe ripërsëris qëndrimin tim publik se ne i konsiderojmë bashkëpunëtorë të ngushtë.

Në rastet që p/ligji ka parashikuar në rastet e mbarështimit të popullatave do jenë pikërisht ata që do të realizojnë rehabilitimin e sistemin e zonave të mbrojtura, ka shumë projekte mjedisore në Shqipëri në sektorin e faunës së egër ku ata mund të jenë pjesë integrale e të japin ekspertizën e njohuritë e tyre.Pa dashur të ndalem më gjatë ju falenderoj duke besuar se ky moratorium do të japë.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al