Ka më shumë se dy orë që policia e Kukësit është lajmëruar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në bjeshkët e Gjallicës. Një bari është sulmuar nga një ari dhe ka gjakrrjedhje në pjesë të ndryshme të trupit.

Deri më tani mësohet se personi i lënduar ështëEkrem Onuzi, i moshës 45 vjeçare. Pas përleshjes me ariun, bariu, i cili jeton me bagëti në bjeshkë gjatë verës kryesisht, ka telefonuar policinë dhe ambulancën.

Edhe pse lajmërimi është bërë dhe ai nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, helikopteri i urgjencës, i cili duhej të nisej nga Tirana, deri pak minuta më parë nuk ishte nisur ende. Madje, mësohet se 45-vjeçari bari ka ndezur edhe një zjarr për t’u dalluar nga helikopteri.

Vetëm pasi lajmi u bë publik në media, nga Tirana u dërga një hlikopter për t’i ardhur në ndihmë të lënduarit.

Policia Kukës/ Informacion paraprak:

Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallices, shtetasi E.O., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagëtitë është sulmuar nga një Ari, duke i shkaktuar plagë në kokë, shpatull dhe në këmbë.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Nga Tirana është nisur dhe helikopteri në ndihmë, për shkak të terrenit të vështirë malor.