Në rrugët e Mançesterit është krijuar një zonë e posaçme ku mund të ecin personat e ‘hutuar’ që përdorin celularin.

Gjithsesi, personat që ecin dhe rrinë në celular në të njëjtën kohë nuk do e kenë këtë ‘luks’ gjithmonë pasi rruga e tyre do të jetë e disponueshme vetëm për një ditë.

Shenjat në trotuarë u vendosën nga AO.com, që u frymëzua nga rezultatet e një studimi sipas të cilit 96 % të personave ecin të hutuar për shkak të celularëve.

Kjo çështje është aq serioze tashmë sa sjellja njihet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Të hutuarit nga celularët përshkruhen si persona që nuk kanë dijeni për ambientin që i rrethon dhe kanë të ngjarë që të shkaktojnë përplasje.

Kështu, për të evituar përplasjet, dy korsi të sigurta nga 75 metra të gjata janë instaluar në zonën Spinningfields, edhe pse vetëm për 24 orë.