Takimi i radhës për javën e katërt të Kategorisë Superiore është Laçi-Partizani. Një sfidë që gjithmonë ka dhuruar spektakël dhe emocione në fushën e blertë. Të dyja ekipet kërkojnë fitoren në kuadër të kësaj jave. Skënder Gega do të luajë më skemë 4-3-2-1, duke ia besuar majën e sulmit sulmuesit shkodran, Rubin Hebaj, i ndihmuar nga Bardhi dhe Asani. Megjithatë, Laçi do ta ketë të vështirë të gjejë rrjetën pas largimit të Myrto Uzunit, por ekipi kurbinas mbetet një nga skuadrat me të rinjtë më ‘luftarakë’ dhe natyrisht nuk mund të mos mungojnë surprizat në fund.

Laçi nuk e ka nisur dhe aq keq kampionatin këtë vit, pasi ka arritur të regjistrojë një fitore dhe dy barazime. Për këtë dëshiron të vazhdojë ecurinë me rezultate pozitive, megjithëse nuk do ta ketë të lehtë ndaj djemve të Gegës, të cilët kërkojnë me patjetër tri pikët.
“Demat e Kuq” e nisën me humbje sezonin, por më pas shënuan dy fitore radhazi, duke shkuar në kuotën e gjashtë pikëve.

Formacionet zyrtare 

Kategoria Superiore, Java e 4-ët

Laçi – Partizani

Laçi: Selmani; Fangaj, Mersini, Gjoni, Sefgjini, Eler, Shtubina, Lushkja, Najdenov, Altinparmakovski; Xhixha. Trajner: Artan Mërgjyshi

Partizani: Hoxha, Belica, Atanda, Ibraihimi, Kalari, Telushi, Mala, Trashi, Asani, Bardhi, Hebaj; Trajner: Skender Gega.