Që kur është krijuar brendi Lacoste, para 85 vjetësh, në udhëheqje të vet nuk e ka pasur kurrë një grua. Por, historia ndryshoi.

Tani këtë markë do ta drejtojë një grua, ajo është Louise Trotter, transmeton Koha.net.

Ish-drejtori që ka dhënë dorëheqje para tetë muajsh është Felipe Oliveira. Atë do ta zëvendësojë Trotter.

“Jam e lumtur t’i bashkohem markës franceze që ka një trashëgimi unike. Për 85 vjet, modernizimi i stilit të Lacostes ka qëndruar unik. Jam krenare të kontribuojë edhe unë. Do të shkruajmë një kapitull të ri në histori”, ka thënë Trotter.

Si drejtoreshë e re, Trotter do të zbulojë koleksionin e ri të vjeshtës 2019 në “Paris Fashion Week”.