Beteja me shëndetin mendor duket se do të ndikojë seriozisht në karrierën e Britney Spears. Menaxheri i saj, Larry Rudolph ka pohuar se këngëtarja  mund të mos performojë më kurrë.

“Si personi që udhëheq karrierën e saj, bazuar në informacionin që unë dhe të gjithë profesionistët që punojnë me të kemi është e qartë se ajo nuk duhet të kthehet në muzikë, jo në të ardhmen e afërt por ndoshta kurrë më.

Unë kam qenë pranë saj për pjesën më të madhe të jetës dhe e shoh si vajzën time. Është shumë emocionale për mua, dhe shumë e rëndë. Personalisht, unë dua që ajo të gjejë një vgend të qetë dhe të lumtur. Nuk bëhet më fjalë për karrierën e saj, por jetën”, tha ai për mediat e huaja.

Turneu i fundit që do të mbante Britney Spears do të niste më 13 shkurt por u anulua prej problemeve të saj shëndetësore.