Dy pacientë të infektuar me COVID 19, mbi 60-vjec, në gjendje të rëndë shëndetësore janë transferuar nga spitali Infektiv se spitali “Shefqet Ndroqi”, tashmë COVID 2 në vend.

Lajmi bëhet i ditur nga “BalkanWeb” ku thuhet se të dy pacientët kishin shfaqur pneumoni bilaterale dhe se po transferohen te “Shefqet Ndroqi” pikërisht për këtë arsye, pasi ky spital është i specializuar për kurimin e mushkërive.

“Të dy pacientët ishin me pneumoni bilaterale, nuk e di nëse ky kalim është edhe ndryshim strategjie nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë që pacientët po cohen në spitalin elitë për të trajnuar sëmundje polmonare, ashtu sic edhe shumë mjekë kishin sygjeruar në fillim të shpërthimit të COVID 19”, tha gazetari i news 24.