Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare legjenda e muzikës country, Kenny Rogers.

Lajmi i vdekjes së këngëtarit është konfirmuar nga familja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ata bëjnë të ditur se Rogers ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore në shtëpinë e tij.

Kenny Rogersnjë nga këngëtarët më të mirë amerikanë, pasi la një gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës.

Kulmin e karrierës së tij Rogers e arriti gjatë viteve 1970-1980, kur fitoi edhe tre çmime Grammy. Karriera e tij zgjati për thuajse 6 dekada, ndërsa këngët më të dëgjuara janë Gambler, Lucille apo Coward Of The County.

200321034757-02-kenny-rogers-file-large-169.jpg