Është folur gjatë për kalimin e yllit të NBA, Anthony Davis nga skuadra e New Orlans Pelicans tek Los Angeles Lakers, por tashmë gjithçka është zyrtarizuar.

Lojtari është prezantuar te ekipi i ri, ku do të përfitojë shumën marramendëse prej 27 milionë eurosh në sezon. Në konferencën e tij të parë për shtyp si pjesë e Lakers, 26 vjecari foli për objektivat e sezonit të ardhshëm me ekipin e ri.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Transferimi te Lakers është një mundësi e mrekullueshme në karrierën time. Jam krenar që do të luaj me fanellën e tyre. Besoj se sezoni i ardhshëm do të ketë rivalitet të lartë, por ka për të qënë edhe entuziasmues, kjo pasi niveli i skuadrave është rritur.”-tha fillimisht talenti amerikan.

Davis foli gjithashtu për ndjesinë e të qenurit në të njëjtën skuadër me lojtarin fenomenal Le Bron James.

Të luaj dhe stërvitem përkrah Le Bron do të jetë një gjë fantastike. Ai është jo vetëm një lojtar i jashtëzakonshëm por edhe një lider i madh.“-përfundoi Davis.