Lamberto Zannier uron z. Ilir Meta me rastin e zgjedhjes në postin e Presidentit

 

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, z. Lamberto Zannier, uron z. Ilir Meta me rastin e zgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Përmes një telegrami, z. Zannier vlerëson bashkëpunimin e shkëlqyer që OSBE ka pasur me Kuvendin e Shqipërisë nën drejtimin Kryetarit Meta.

Gjithashtu, z. Zannier zotohet se përmes institucioneve të saj dhe Prezencës në Shqipëri, OSBE mbetet e angazhuar të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet kombëtare dhe për të mbështetur Shqipërinë në procesin e reformave.

Më poshtë teksti i plotë i letrës:

Shkëlqesia Juaj,

Ju lutem pranoni urimet e mia të ngrohta për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë. Ju merrni këtë detyrë në një moment të rëndësishëm për rajonin e për gjithë Europën, dhe përfitoj nga rasti t’ju uroj sa më shumë sukses.

E vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer që ne kemi pasur me Kuvendin e Shqipërisë nën drejtimin tuaj, duke përfshirë edhe takimit tonë të fundit në Tiranë në 2015-n. Përmes institucioneve të saj dhe Prezencës në Shqipëri, OSBE mbetet e angazhuar të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet kombëtare dhe për të mbështetur vendin tuaj në procesin e reformave.Shkëlqesia Juaj, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al