Lamtumirë Arben Malo, kryebashkiaku punëtor që do t’u mungojë qytetarëve të Kolonjës

arben-maloMijëra qytetarë të Kolonjës, përfaqësues të qeverisë, ministra, deputetë, autoritete vendore dhe drejtues të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë marrë pjesë sot në homazhet në nderim të kryetarit të Bashkisë së Kolonjës, Arben Malo, I cili u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak. Ata kanë vendosur kurora me lule dhe kanë nderuar figurën e Arben Malos, një njeri I përkushtur, punëtor dhe I angazhuar për zgjidhjen e problemeve të bashkëqytetarëve të tij. Arben Malo u largua nga jeta duke lënë pas dhimbje për familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët e tij. Vdekja e parakohshme e kryebashkiakut Malo la në mes dhe dhjetëra projekte të rëndësishme që ai kishte nisur për zhvillimin e Kolonjës në infrastrukurë, ujësjellësa, turizëm etj. Në fjalën e rastit, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tha se:

“Sot Kolonja duhet të ishte e mbushur me lule për shkak të ditës së tij të lindjes, por në fakt vdekja mori para kohe mikun bashkëpunëtorin, njeriun e mirë të Kolonjes. Kjo është një humbje e madhe edhe për LSI pasi Bashkia e Kolonjës me Benin njohu zhvillimin e munguar prej 25 vitesh”.

Burimi:( integrimi.al/ E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al