Adrien Rabiot duket se do të jetë përforcimi i radhës për skuadrën e Liverpoolit.

Mesfushori francez flitej se do të kalonte tek Barcelona, por kushtet e tepruara nga nëna e lojtarit si dhe afrimi i Frenkie de Jong në “Camp Nou” kanë bërë që katalanët të ulin interesimin e tij.

Këtë situatë duket se nuk do ta lërë pa shfrytëzuar gjiganti anglez, Liverpool, që pritet të nënshkruajë me lojtarin në fund të këtij sezoni.

Sipas ish-lojtarit të “The Reds”, Danny Murphy, Adam Lallana dhe Daniel Sturridge do të largohen nga “Anfield”, kurse mesfushori i PSG-së do të afrohet.

“Rabiot është një lojtar shumë i talentuar me shumë teknikë, dhe nuk do të isha i surprizuar nëse e shohim atë me fanellën e Liverpoolit sezonin e ardhshëm” ka thënë Murphy.