“Largimi i OMNIX”, Manjani pushon live dy punonjës: Do kërkoj edhe shkarkimin e gjyqtares së Durrësit

thumbnail_fzh_8646Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani, ditën e sotme gjatë një dalje për media, ka bërë publike një përmbledhje të rezultateve të arritura pas përfundimit të hetimit administrativ, i cili nisi pak ditë më parë, në bazë të urdhërit të tij, me qëllim sqarimin e dinamikës së situatës që lidhej me pronësinë e truallit ku do të investonte shoqëria OMNIX, presidenti i së cilës u dhunua fizikisht pak kohë më parë.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani bëri të ditur se do të kërkojë shkarkimin e gjyqtares Joana Qeleshi, pas mbledhjes së fakteve dhe të dhënave ligjore lidhur me vendimin e saj për t’i njohur familjes Selçuni një sipërfaqe toke në Gjirin e Lalzit.
Bëhet fjalë për 42 mijë metër/katror tokë, ku po ndërtohej resorti nga biznesmeni amerikano-libanez Faadi Mitri, i cili e ndërpreu investimin dhe u largua nga Shqipëria, pasi u dhunua barbarisht në rrugën e Rinasit. Sipas ministrit Manjani, hetimi administrativ ka zbuluar se Gjykata e Durrësit ka gabuar rëndë.
Ministri Manjani i komunikoi shkarkimin live nga konferenca për shtyp, drejtuesit të Avokaturës Durrës dhe juristit që ka qenë në gjyq kur është dhënë vendimi për pronën në fjalë.
“Gabimi themelor i gjykatës ishte që nuk thirri as Hipotekën e Durrësit as Drejtorinë e shërbimit pyjor, që kishte dhënë me qira tokën që pretendohej. Si është e mundur që një çështje e tillë për 42 metër/katrorë tokë të gjykohet vetëm nga një gjykatëse. Duhej një trupë gjykuese me 3 gjyqtarë. Nuk ka provë që kësaj familjeje i takonte prona. Do kërkoj procedim disiplinor me kërkesë të pakthyeshme për shkarkimin e gjyqtares. Do ta mbroj fort si një rast që nuk duhet të ndodhë më. Nëse biznesi në këtë vend trembet për shkak të këtyre vendimeve absurde, nuk mund ta lejomë më. Drejtuesi i Avokaturës Durrës është shkarkuar që nga ky moment, së bashku me juristin që ka qenë në gjyq, asnjë lloj tolerance. I kërkoj kryetarit të Bashkisë Durrës të shkarkojë dhe ai juristët të cilët e kanë lënë këtë absurd të hyjë në fuqi.”- deklaroi ministri Manjani.

deklarata-e-ministrit-manjani-mbi-hetimin-administrativ-te-pronesise-tek-gjiri-i-lazit

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al