Kukësi duket se ka arritur akordin me lojtarin e Anderlechtit. Bëhet fjalë për Kristal Abazaj i cili ka pranuar kushtet e kontratës me skuadrën verilindore.

Është një dhuratë për teknikun Shpëtim Duro dhe duket se marrëveshja mund të quhet e mbyllur. Prej kohësh Kukësi ka qenë në ndjekje të një sulmuesi dhe Abazaj ka qenë një prej opsioneve të tyre. Në garë për sulmuesin ishte dhe Tirana por me sa duket ai ka zgjedhur veriorët.

23 vjeçari do të transferohet te Kukësi në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit për 1 vit, ku pagesa e lojtarit do të ndahet mes dy klubeve.