Lazimi: Posta Shqiptare lider në tregun postar, modeli më i mirë i shërbimit ndaj qytetarëve

Viti 2015  viti i suksesshëm që shënoi një fitimi në rreth 265 milionë lekë, ose tre herë më shumë nga çfarë ishte programuar. Posta Shqiptare është lider në tregun postar, duke garantuar cilësi dhe siguri të këtij shërbimi për të gjithë klientët e saj.

Në analizën vjetore 2015 të Postës Shqiptare, Drejtori i Postës, Majlind Lazimi theksoi se, viti që lam pas ka qenë i suksesshëm për këtë institucion, ku fitimi është regjistruar në rreth 265 milionë lekë, ose tre herë më shumë nga çfarë ishte programuar.Nga ana tjetër, Lazimi ka prezantuar si sfida për këtë vit rikonstruksionin e 50 zyrave, hapjen e zyrave të reja, si dhe vënien në jetë të projektit të post bankës apo sistemit të pagesave përmes celularit.

Posta Shqiptare aktualisht ofron 80 shërbime përmes 550 zyrave në të gjithë vendin.Nga analiza ekonomike e vitit 2015, raportohet tejkalim i të ardhurave të këtij institucioni me 125 milionë lekë, si dhe rritje të voluimit tregtar për shërbimet e shpejta me 31 për qind, ndërsa tregtia on line rezultoi me një rritje prej 27 për qind krahasuar me vitin 2014.

Burimi:(ATSH\ E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al