Majlind Lazimi: Posta Shqiptare, model i shërbimit ndaj qytetarëve

Posta shqiptare nuk është thjeshtë një bankë më shumë në sektorin bankar shqiptar, por një oportunitet më shumë për qytetarët shqiptarë për të aksesuar një institucion bankar edhe në skajin më fundor të vendit, me koston më të ulët të mundshme. Është një sfidë shumë e madhe realizimi i këtij projekti në kushtet e një tregu mjaft konkurrencial, ku padyshim vullneti dhe mbështjetja e qeverisë është e pazëvendësueshme. Këto dhe shumë të tjera u diskutuan me drejtorin e Postës Shqiptare Majlind Lazimi në një intervistë për  Integrimi online.

Cilat janë shërbimet që ofron Posta Shqiptare aktualisht?

Fillimisht do të doja të falenderoja ju për këtë intervist, dhe të gjithë punonjësit e “Posta Shqiptare” për rezultatet pozitive të arritura bashkarisht gjatë vitit 2015. Viti 2015 na bën të ndihemi krenar për arritjet tona pozitive në aspektin ekonomik mbi të gjitha, por gjithashtu edhe në pozicionin që kemi vazhduar të ruajmë në shoqërinë dhe tregun shqiptar si zgjedhja numër një e qytetarëve për kryerjen e shërbimeve postare për vitin 2015.

Majlind LazimiPosta Shqiptare ofron rreth 80 shërbime të ndryshme, të cilat ne i klasifikojmë si shërbime postare, shërbime financiaro-bankare dhe shërbime të tjera me natyrë komerciale. Tek shërbimet postare ato më të rëndësishmet janë pritja dhe dërgesa e letrave, dokumentave dhe kolipostës apo pakove siç njihen në gjuhën e përditshme. Tek shërbimet financiare ato më të rëndësishmet janë shpërndarja e pensioneve, pagesat dhe arkëtimet e ndryshme si, të energjisë elektrike, ujit të pijshëm, tatim-taksave, pensioneve, si edhe transfertave të parave dhe arkëtimeve të kësteve të kredive për klientët e disa bankave.

Tek shërbimet e tjera me natyrë komerciale ato më të rëndësishmet janë rimbushjet elektronike të telefonave si edhe ato digitalb. Edhe pse shërbimet që ofrohen tek ne janë të shumta, ne përsëri kemi ambicie për të gjetur hapsira për bashkëpunime të reja duke zgjeruar aktivitetin tonë.

Cilat janë prioritetet e Postës Shqiptare për një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve për vitin 2016?

Tashmë ne kemi nisur një vit të ri të aktivitetit tonë dhe unë kam besim të plotë se do të vazhdojmë ta ruajmë ritmin e punës tonë dhe ta mbyllim edhe këtë vit me rezultate pozitive. Për vitin 2016 ne jemi fokusuar tek investimet. Këtë vit do të fillojmë investimet në infrastrukturën e 50 zyrave fillimisht, të cilat do të rikonstruktohen pasi kemi konstatuar se prej vitesh nuk është vënë dorë në to dhe në këtë mënyrë na dëmtojnë cilësinë e shërbimit.

E kemi filluar me zyrat e Drejtorisë Qëndrore dhe shumë shpejt do të nisë puna me zyrat nëpër rrethe, për ti dhënë jo vetëm qytetarëve ambiente më të pëlqyeshme për të marrë shërbimin e tyre, por njëkohwsisht edhe punonjësve tanë tu krijojmë kushte më të përshtatshme për ta kryer punën e tyre sa më mirë.

Drejtimi tjetër ku janë fokusuar investimet tona është teknologjia e informacionit. Në një epokë kur informatizimi është kryefjala e zhvillimit të një biznesi, nuk mund të ngelim mbrapa edhe në këtë drejtim. Ne po informatizojmë sistemet manaxhuese të burimeve njerëzore, financave, logjistikës dhe veprimeve të tjera operacionale, gjw e cila do të na shërbejë për të pasur një menaxhim efiçent, me më pak kosto dhe i cili do ti japë zgjidhje më të shpejta problemeve të ndryshme.

Kjo do të na lejojë gjithashtu që të kemi një panoramë më të qartë të asaj çfarë ndodh përditë në të gjithë Shqipërinë, në të gjitha filialet tona, pasi të dhënat do të hidhen në kohë reale dhe ne në Drejtorinë e Përgjithshme do të kemi mundësi ti analizojmë ato menjëherë.

Përveç shtrirjes së informatizimit në të gjithë Shqipërinë deri në zonat rurale përmes sistemit online për të gjitha shërbimet. Posta Shqiptare për vitin 2016 do të iniciojë 2 projekte strategjike.

E para ka të bëjë me një ide që e kemi elaboruar prej më shumë se një viti edhe përmes konsultimeve me Banko-Postën Italiane dhe Deutche Post, për nevojën e krijimit të Postbankws, për të cilën vlersojmë se deri në fund të 2016 do të kemi gati për propozim në instancat përkatëse “paketën legjislative” në mënyrë që ky projekt të vihet në zbatim sa më shpejt.

Projekti i dytë i rëndësishëm që tashmë është në fazën e studimit të fizibilitetit dhe hartimit të biznesplanit është “sistemi i pagesave përmes celularit”, ku një rol kyç në këtë projekt ka edhe USAID me asistencën e tij financiare dhe teknike. Ky është një projekt në sinkron të plotë me projektin e PostBankës sepse ka si qëllim kryesor përfshirjen financiare të të gjithë qytetarëve në çdo cep të Shqipërisë duke u lehtësuar mjaftueshëm pagesat për shërbimet utilitare, vetëm me 1 sms.

Shpreh bindjen se edhe ky projekt shkon përtej interesave tregtare të kompanisë tonë duke qenë një instrument i rëndësishëm edhe në luftën kundër informalitetit në ekonomi, e cila mbetet kryeçështja e axhendës së qeverisë shqiptare.

Cilat janë problemet me të cilat ndeshet posta shqiptare sot?

Gjatë punës tonë është normale që të ndeshemi me probleme nga më të ndryshmet. Një nga këto probleme është sistemi i adresave, i cili edhe pas kaq shumë vitesh ende nuk është i saktë, pra ne nuk kemi një adresar të cilit ti referohemi. Lajmi i mirë është se adresari pritet të publikohet së shpejti, pasi qeveria shqiptare ka marrë këtë nismë për ta bërë dhe besoj se kjo do të zgjidhte këtë problem që ne kemi ende sot e kësaj dite.

Probleme të tjera lidhen me vonesa që mund të kenë klientët në pakot apo dokumentat që presin dhe për të cilat jo gjithmonë është faji i Postës Shqiptare, sepse është një zinxhir i gjatë procesi i pritje-dërgesave të objekteve të ndryshme. Ne bashkëpunojmë me shumë operatorë postar ndërkombëtarë dhe ka raste që ndodh që problemi të jetë prej tyre, por jemi ne të cilëve na ngelet të përballemi me ankesat e paraqitura nga klientët. Megjithatë mund të them se të tilla probleme janë normale në një sistem postar.

Si e vlersoni bashkëpunimin ndërinstitucional me institucionet shtetërore dhe më gjerë?

Ne vazhdojmë të jemi një partner serioz për institucionet shtetwrore duke kryer shumë shërbime e duke u bërë kështu një ndërmjetës i besuar për qytetarin dhe zyrën e shtetit. Të tilla shërbime që ne i ofrojmë prej kohësh janë pagesat e gjobave të policisë së shtetit, dërgesat e dokumentave të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme, aplikimet dhe dorëzimet për dëshmitë e penalitetit, pagesat e tatim-taksave, shpërndarja e pensioneve në bashkëpunim me ISSH, aplikimet për legalizim dokumentash për MPJ e shumë shërbime të tjera të cilat i kryejmë edhe për Ambasada të huaja siç është ajo italiane apo greke etj.

Posta Shqiptare është gjithashtu një partner i rëndësishëm edhe për shumë institucione private financiare dhe jo financiare të cilat operojnë në vendin tonë. Konkretisht, në vitin 2015 ne kemi shtuar shërbimet duke nënshkruar disa marrëveshje me disa institucione financiare të rëndësishme në vend, për të mundësuar arkëtimet e kësteve të kredive nga klientët e tyre. Mund të përmend këtu Bankën Intesa Sanpaolo, Iutecredit, Societe Generale apo Fondin Besa. Gjithashtu kemi lidhur marrëveshje edhe me AK-Invest për transfertat e parave nëpërmjet MoneyGram në Postë.

Shërbimet online, si i vlersoni ato? Sa fitimprurëse janë ato për shërbimin postar? Sa është përafruar ky shërbim me standartet Evropiane?

Ne sapo jemi futur në epokën e tregtisë online e cila është e tashmja dhe e ardhmja e sektorit postar kudo nëpër botë. Prandaj ne po pregatisim një strategji të mirëfilltë për të eksploruar çdo potencial të këtij tregu të ri si në aspektin teknologjik ashtu edhe logjistik. Volumet tona postare gjatë 2015 janë rritur ndjeshëm sidomos ato të e-commerce (të tregtisë online) me rreth 27% krahasuar me 2014, thënë ndryshe me rreth 1,9 milion objekte ndërkombtare , pra një shifër rekord.

Nga ana jonë jemi përpjekur që shërbimin tonë ta kryejmë sa më mirë duke shtuar edhe njoftimin e klientit me SMS në momentin e mbërritjes së pakos.

Cili është sekreti që Posta Shqiptare po bëhet sot një model shërbimi ndaj qytetarëve?

Nuk ka asnjë sekret përveç vullnetit të mirë dhe seriozitetit në punë. Vullnet i mirë do të thotë në këtë rast dëshira për ta çuar përpara këtë aset publik siç është Posta Shqiptare, pasi të gjithë e dimë se kjo është një kompani 100% me kapital shtetëror dhe ka mbi 100 vjet që u shërben shqiptarëve. Ndërsa me seriozitet nënkuptoj ruajtjen e sensit të përgjegjësisë, dëshirën për të punuar dhe korrektesën në shërbimet që marrim përsipër të kryejmë me individë apo institucione të ndryshme shtetërore dhe private.

Unë besoj se ajo çka na bën të veçantë është shtrirja jonë e gjerë me një mbulim 100% të territorit shqiptar me shërbimin tonë. Perveç kësaj është edhe funksionimi si një one-stop shop ajo që na dallon dhe na bën të suksesshëm. Deri më sot asnjë zyrë tjetër nuk ofron 80 shërbime njëherazi dhe asnjë operator tjetër nuk i ofron shërbimet në çdo cep të Shqipërisë. Jemi vetëm ne, Posta Shqiptare.

Gjithçka thashë më sipër, si edhe vullneti ynë për të investuar, për të rritur cilësinë e shërbimeve, për ti shtuar vlera shtesë shërbimeve tona ekzistuese, për të ecur me hapin e kohës në aspektin teknologjik është ajo që na bën të suksesshëm.

Burimi:(integrimionline/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al