Lefter Koka: “Koha do ta provojë, ne jemi gati për një opozitë cilësore. Unë besoj se LSI ka vetëm një destinacion, të jetë forcë e parë”

Ministri i Mjedisit z. Lefter Koka dje në një intervistë për News 24 TV, para nisjes së Konventës Kombëtare Zgjedhore të LSI është shprehur se në Shkurt të 2014, ka filluar zbatimi i ligjit të nënpunësit civil.
Intervista e plotë:

Çfarë pritet nga organizimi i Konventës së sotme të LSI-së?

Lefter Koka:  Siç edhe jeni informuar ditë më parë, z. Vasili, u dorëhoq nga kryetari i LSI. Është propozuar zonja Kryemadhi sigurisht që do tëzgjidhen  edhe strukturat, nënkryetarë dhe sekratër I përgjithshëm . Besoj zonja Kryemadhi do të marrë besimin e të gjithë anëtarësisë të LSI-së. Kanë ditë që kanë mbaruar zjedhjet dhe mua më vjen mirë që në LSI  i shoh anëtarët të motivuar për t’i shërbyer vendit, ashtu si edhe i shërbyem përgjatë periudhës së qeverisjes . Nuk jam ndër ata të cilët duhet të ndaj opinione të cilat i përkisnin vetëm fushatës. Në Shqipëri nëse do të flasim që kemi punë, por nuk kemi punëtore dhe që kemi administratë por nuk është e jona  , do të thotë që ky vend nuk ka funksionuar . Ne kemi bërë gjëra shumë të mira koalicioni i majtë ka funksionuar dhe sidomos në dy vitet e para të punës së tij ka bërë një sërë reformash . Ajo çka duhet të evidentoj është reforma në drejtësi, por sigurisht edhe një sërë reformash të tjera duke u ndalur edhe në fushën e mjedisit. Unë ndjehem krenar për punën që ka bërë administrata e kësaj ministrie dhe sigurisht institucionet e varësisë . Uroj që të largohet kjo terminologji e ndasisë dhe e persekutimit të njerëzve, sepse  administrata dhe njerëzit janë një, shumë prej tyre kanë qenë të devotshëm, kush nuk ka qenë i përshtatshëm është larguar nga ai funksion dhe të kuptohemi, që ne nuk kemi bërë sikur kemi punuar, ne kemi punuar seriozisht dhe në shkurt të vitit 2014 ligji i nëpunësit civil është bërë funksional , DAP  ka bërë zgjedhjet përkatëse të të gjithë stafit në të gjitha institucionet dhe unë kam besuar gjithnjë që ka funksionuar seriozisht . Nëse nuk ka qenë kështu, ky është një problem shumë serioz dhe besoj duhet gjetur gjetkë shkaku

 

Zoti Rama në fakt po mendon që ta zgjidhë me dërgimin e tepsisë për skrap përsa i përket adminstratës publike dhe kjo përkthet në fakt edhe me shkarkimet e para që kanë filluar në administratë . A nidhet “e kërcënuar” LSI për vendet e saj në admnistratë për ata njerëz që janë të punësuar por që nga ana tjetër kanë edhe prirje për preference partiake

Lefter Koka:  Unë besoj se është akoma terminologjia e inercisë së fushatës, gjërat janë krejt të ndryshme, asnjë nga punonjësit e administratës që gëzon statusin e nëpunësit civil , nuk mund të cënohet nga kërkush , jemi në një shtet ligjor dhe që funksionon. Ne po përgatitemi për të bërë detyrën tonë si një opozitë cilësore, e cila do të ndihmojë ndjeshëm edhe qeverisjen e nesërme  pa marrë në konsideratë, theksoj edhe njëherë , vazhdon inercia e fushatës , me këtë terminologji që në të vërtetë mua më duket shumë e pështirë në fakt kur e dëgjoj, si tepsi, se nuk ka rëndësi kush e ka tepsinë dhe sa gëzon nga tepsia . Unë e kam menduar gjithnjë që aleanca ka shërbyer për të realizuar disa qëlime dhe kam shpesh nga liderët politikë kryesorë që kjo aleancë i solli Shqipërisë shumë gjëra të dobishme

 

Një aleancë që nuk u vazhdua z. Koka

Lefter Koka:   Sigurisht aleancat bëhen në momente të caktuara për t’i shërbyer një qëllimi të caktuar ku shumë gjëra koordinohen dhe shkojnë në sintoni ,kur disa gjëra nuk funksionojnë nuk ka asgjë në politikë kërkush  dhe nuk ka mbetur  kryesisht si forcë drejtuese . Misioni është mision, misioni është të bësh edhe opozitë.

Nga shtatori kur pritet që lsi të bëjë opozitën dhe me një grua në krye të kësaj force, si e shihni LSI në parlament?

Lefter Koka:  Zonja Kryemadhi tashmë është një politikane me shumë eksperiencë . unë I kam vklerësuar  gjithnjë individë të caktuar të cilët kanë me të vërtetë shumë vite në parlamentin shqiptar në periudha  nga më të ndryshmet nga ato më të vështirat që ka kaluar Shqipëria por qofshin këto edhe janë konsideruar më të suksesshmet dhe më të lumturat ndaj unë besoj se zonja Kryemadhi do të dijë ta drejtojë me  sukses këtë grup parlamentar  dhe këtë parti ,e cila nga zgjedhjet në zgjedhje ka treguar një rritje të konsiderueshme por unë jam i bindur që shumë shpejt atë cka ndoshta koha do të provojë sesi ne nuk dolëm të parët. Unë besoj se kjo forcë politike ka vetëm një destinacion ; të jetë forcë e parë në Shqipëri.

 

Do ta çoni mandatin tuaj të ministrit deri në fund?

Lefter Koka: Eshtë gjëja e fundit që do të thoja. Nuk është rasti për të diskutuar për këtë gjë. Ajo që më vjen keq në fakt është  që i gjithë kabineti, prej muajsh nuk është pothuajse funksional, shumë pak gjëra firmosen thjesht duke mos qenë pra  në mbledhje kabineti. Unë besoj se gjërat duhet të funksionojnë dhe këto muaj nuk janë pak ndaj zgjidhja duhet të ishte, që të vazhdojmë dhe të funksionojmë. Shqipëria ka problematika  dhe dy muaj nuk janë pak. Qoftë me ne, qoftë me të tjerë duhet bërë zgjidhje. Nëse ne nuk konsiderohemi të nevojshëm është mirë që ne të largohemi dhe t’i lëmë vendin të tjerëve të cilët kontribuojnë. Nëse konsiderohemi akoma të nevojshëm duhet të jemi aktivë , pra e gjithë qeveria duhet të jetë aktive për të kryer misionin e saj deri në ditën e fundit të mandatit.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al