Lefter Koka/ Falë punës së përkushtuar të Ministrisë së Mjedisit në këto 4 vite, pasuritë natyrore janë ruajtur, zhvilluar dhe janë bërë pjesë e trashëgimisë natyrore të Botës

Lumi i Gashit (Tropojë) dhe Rrajca (Përrenjas) me pyjet e vjetër të Ahut janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s! Ministri i Mjedisit, Lefter Koka me anë të një statusi në facebook ka theksuar se “në këto 4 vite vizioni ynë për MJEDISIN dhe veçanërisht për ZONAT E MBROJTURA dha frytet e para duke shënuar arritje cilësore edhe në nivelin ndërkombëtar”.

Statusi i plotë:

Miq
Shqipëria është e bekuar me natyrë të mrekullueshme por është e ndëshkuar nga neglizhenca dhe keqdrejtimi në vite! Vetëm në këto 4 vite vizioni ynë për MJEDISIN dhe veçanërisht për ZONAT E MBROJTURA dha frytet e para duke shënuar arritje cilësore edhe në nivelin ndërkombëtar!

Prej ditës së sotme Lumi i Gashit (Tropojë) dhe Rrajca (Përrenjas) me pyjet e vjetër të Ahut janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s!
Falë punës së përkushtuar dhe të vazhdueshme të Ministrisë së Mjedisit në këto 4 vite, pasuritë natyrore jo vetëm janë ruajtur dhe zhvilluar, por bëhen pjesë e trashëgimisë natyrore të Botës!

Puna vazhdon me Liqenin e Ohrit kur gjatë takimit të UNESCO-s në Krakovë të Polonisë, prezantohet nga përfaqësues të MiniStrisë së Mjedisit, progresi me përgatitjen e dosjes së nominimit për pjesën shqiptare të zonës së liqenit të Ohrit dhe hartimin e shtojcës së Planit të Menaxhimit për Peizazhin e Mbrojtur të liqenit të Ohrit, për të siguruar një menaxhim të integruar dhe të qëndrueshëm të kësaj zone.

Kur punon, shpërblehesh!

Burimi:( integrimi.al / E.S )

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al