Lefter KOKA: “Votoni LSI, si e vetmja dritë jeshile që mund të shohë populli pas 25 qershorit”

Kreu i Lsi në Durrës, Lefter Koka, është ndalur në një takim me banorë të Shkallnurit, pjesë e njësisë administrative Rrashbull, Bashkia Durrës. Ministri Koka, u ndal te problematikat që shqetësojnë banorët e këtyre zona, duke u shprehur se :- “Merrni fatet e familjeve tuaja në dorë, me votë vendosni të ardhmen e tuaj dhe votoni LSI, si e vetmja dritë jeshile që mund të shohë populli pas 25 qershorit. Kjo garë elektorale ka një entuziazëm, dhe këtë e shohim te ju, te miqtë tanë që po na mbështesin sot për herë të parë. Jemi të vetëdijshëm që bashkëqeverisja ka prodhuar suksese, por edhe gjëra që kanë dëmtuar rëndë jetën e njerëzve apo edhe imazhin e vetes tonë.  Trumbetimi ndryshe i së vërtetës, nuk përkon me filozofinë tonë, me filozofinë e LSI për transparencë. Ish komuna e Rrashbullit ka një histori të hidhur si është administruar,  qoftë nga ana e infrastrukturës,  qoftë në jetën tuaj direkt. Cdokujt  i lind e drejta të pyesë a do mundet  ekipi juaj të sjellë ndryshimin? Unë ju them po, ekipi ynë ka treguar ndër vite në këtë qytet se kanë përkushtim maksimal ndaj qytetarëve. Kandidatët tanë janë qytetarë të Durrësit, ndaj kanë përkushtimin dhe devotshmërinë tju shërbejnë ju në përditshmëri.  Ligjet nëse nuk i ndryshon politika, kanë fuqinë ti ndryshojnë njerëzit . Ju garantoj se klima është shumë pozitive në Qarkun e Durrësit për mbështetjen e qytetarëve ndaj nesh”.

Për herë të parë në 25 vite në Shkallnur janë mbledhur në një bashkëbisedim me forcën politike të gjitha fiset e familjet e Shkallnurit, që për 2 dekada e gjysmë kanë ndjekur  dy partitë tradicionale.

Koka, në këtë takim ishte  I shoqëruar dhe nga Flamur Gjuzi, i treti në listën e kandidatëve të LSI në Durrës.

 

Burimi:( integrimi.al / E.S )

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al