Legjenda e operës Placido Domingo është shtruar në spital në Acapulco, Meksikë, pasi shfaqi probleme shëndetësore.

Domingo njoftoi në faqen e tij në Facebook javën e kaluar se kishte dalë pozitiv në analizat për koronavirus.

Ai këshilloi fansat e tij që të lanin duart dhe të ndiqnin udhëzimet dhe rregulloret që kanë vendosur qeveritë lokale.

“Së bashku mund ta luftojmë këtë virus dhe të ndalojmë krizën aktuale në mbarë botën, kështu që me shpresë mund të kthehemi në jetën tonë të përditshme normale shumë shpejt,” shkroi Domingo.

Tenori 79-vjeçar spanjoll dha dorëheqjen si drejtor i përgjithshëm i Operës në Los Angeles vitin e kaluar, pasi u akuzua për ngacmim seksual.