Lëvizja Rinore për Integrim, Kuçovë në ndihmë të familjeve në nevojë

Lëvizja Rinore për Integrim Kuçovë ka organizuar sot një aktivitet në kuadër të nismës “Përgjegjësi Sociale”. Gjatë aktivitetit, sot të gjithë sëbashku nën një moto dhe qëllim të përbashkët për të bërë diçka ndryshe, të rinjtë e LRI Kuçovë, shpërndanë pako ushqimore për 15 familje me vështirësi ekonomike. Të pranishëm në aktivitet ishin Sekretaria e Përgjithshme e LRI-së Kuçovë, Rezarta Dokaj dhe Koordinatoria e Përgjithshme e LRI-së Kuçovë, Marinela Guri. Aktiviteti u sponsorizua nga “Terminal sh.p.k”, Kuçovë. Të qenurit pranë shtresave në nevojë kudo dhe kurdoherë, për ti ndihmuar dhe gëzuar ata njerëz sado pak, tashmë është kthyer në traditë për të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim, ku së fundmi ishin të rinjtë e LRI-së Kuçovë ata të cilët u gjenden pranë këtyre shtresave.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al