Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve u përkujtua në Lezhë në 552 vjetorin e ndarjes nga jeta,

Aktiviteti bëri bashkë përfaqësuesit e politikës lokale, komuniteteve fetare dhe qytetarë.

Por në këtë përvjetor munguan përfaqësuesit e qeverisë dhe politikës qëndrore!

Skënderbeu është figura më përbashkuese e shqiptarëve, ndaj poeti Agim Doçi, pati një mesazh për të gjithë atë që nuk e kanë vlersuar heroin tonë kombëtar.

Ndërsa Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se figura e Gjergj Kastriotit e bën krenar gjithë popullin Shqiptar.

Memoriali i Heroit Kombëtar i rikonstruktuar vetëm pak kohë më parë, mbetet një prej destinacioneve kryesore të vizitorëve në Lezhë.