Liard Saliasi: Rinia shqiptare duhet të marrë në dorë fatet e vendit!

Nga Liard Saliasi.

Situata në të cilën ndodhet vendi është një këmbanë alarmi për të gjithë qytetarët shqiptar. Por akoma më tepër për atë pjesë të shoqërisë që ndikohet aq shumë negativisht nga kjo gjendje e rënduar ekonomike,sociale, kulturore e shumë e shumë të tjera që po kalon vendi. Janë pikërisht të rinjtë, e ardhmja dhe mbi të gjitha e tashmja e kombit.

Dua ti bëj thirrje gjithë rinisë shqiptare që në këto momente të vështira që po kalojmë ti kthejmë sytë te atdheu ynë dhe të mendojmë si ta zhvillojmë dhe ta shpëtojmë këtë vend që ka shkuar në duart e gabuara. Te gjithë e dimë që zgjidhja e parë dhe më e lehta që na shkon në mendje është largimi. Por nëse gjithë truri largohet, gjithë ata të rinj të aftë e japin kontributin e tyre në tokë të huaj çfarë ndodh me fatin e Shqipërisë? Në një kohë kur arsimi, shëndetësia, ekonomia, kultura po jepen me konçension është e domosdoshme që rinia të marrë në dorë fatet e vendit. Ti themi stop oligarkisë, krimit të organizuar dhe pushtetit të dështuar së ne nuk e duam dhe nuk e pranojmë këtë nënshtrim. Duhet të marrim në dorë fatet e vendit dhe ti tregojmë të gjithëve se ne mundemi me vullnet dhe përgjgjshmëri të punojmë për të pasur një arsim më të mirë, punësim të mirëpaguar, ekonomi me të mirë për familjet tona dhe më shumë mirëqenie.Prandaj jemi ne ata që duhet ti japim fund këtij eksodi dramatik të qëndrojmë ketu të bëhemi me të fortë se kurrë dhe ta rrëzojmë sa më parë këtë qeveri oligarkësh.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al