Në Greqi ka lindur foshnja e dytë nga një nënë e re e cila është e prekur nga koronavirusi. Foshnja e dytë gjithashtu ka lindur në spitalin e ‘Attikos’.

Bëhet me dije se nëna dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën kujdesin mjekësor, ndërkaq pritet testi i koronavirusit për foshnjën e sapolindur.

Kujtojmë që foshnja e parë e lindur nga një nënë me koronavirus erdhi në jetë disa ditë më parë nga një 24 vjeçare dhe ishte një djalë.

Bëjmë me dije se në Greqi deri më tani 20 persona kanë humbur jetën, ndërsa 743 janë të infektuar.