Liroi të dënuarin, largohet nga detyra drejtori i IEPV-se Shënkoll, Kant Ndoji.

Ditën e sotme, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka marrë vendimin për shkarkim nga detyra të drejtorit të IEPV-së Shenkoll, Kant Ndoji.Ndoji u shkarkua nga Manjani për neglizhencë në detyrë. Në vend të tij është emëruar Gëzim Rama. Shkak është bërë mënyra se si u lirua nga qelia e burgut të “Shënkollit” kosovari Shuaip Zukaj, ndaj të cilit ekzistonte një urdhër ekstradimi.

Shuaip Zukaj, me të mbaruar dënimin e marrë në Shqipëri, për akuzën e plagosjes së një shtetasi nga Kosova në vitin 2000, në Shëngjin, është lënë i lirë.

Por në kartelën e tij personale ndodhej vendimi i formës së prerë, dhënë nga Gjykata në Shqipëri, që me përfundimin e dënimit, ai duhej të ekstradohej në Kosovë, ku ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen në vitin 2011, të Zyber Derishajt dhe plagosjen e Adil Thaçit.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al