Kampion në fushë dhe jashtë saj. Pasi ka “shkatërruar” me lumë golash shumicën e skuadrave që është ndeshur në këtë sezon, Liverpool ka treguar edhe anën e saj njerëzore.

Skuadra “The Reds”, e drejtuar nga trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka nderuar viktimave e fatkeqësisë së Hillsborough në 30 vjetorin e tragjedisë. Klopp dhe kapiteni Jordan Henderson vendosën kurora në memorialin jashtë stadiumit të tyre, “Anfield Road”, teksa mbajtën edhe një minutë heshtje në kujtim të atyre që vdiqën tragjikisht.

Qyteti i Liverpool mbajti një minut heshtje në ora 15:16, kohë që korrespondon me orarin e tragjedisë së 30 vjetëve më parë. Në vitin 1989, 96 tifozë të Liverpulit humbën jetën pas ndeshjes gjysmëfinale të FA Cup ndaj Nottingham Forest.