Muajin e kaluar u fol që dy firmat e njohura Adidas dhe Prada do të bashkëpunonin.

E së fundmi këtë lajm e ka konfirmuar vetë ‘Prada’ me nëj foto të publikuar në rrjete sociale.

Në foto shihen shihen dy kuti të firmës ‘Adidas’ brenda një çante të ‘Pradës’ si dhe njoftoi që produkti do të dalë së shpejti.

Bëhet fjalë për një palë atlete që thuhet se do të quhen “Adidas Prada Sailing” dhe do të vijnë në ngjyrë të bardhë, argjendi dhe të kuqe.

Gjatë javëve në vijim, do të kemi edhe imazhet zyrtare dhe informacione për daljen në treg të këtyre produkteve.