Lojrat e fatit, Vasili: Në 2013 Rama ishte kundër, sot i kapur

Për ligjin e lojrave të fatit që Presidenti i Shqipërisë e ktheu në kuvend, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, zbulon mashtrimin e qeverisë. Përmes një postimi në facebook, Vasili citon pjesë nga deklarata e Ramës në 2013.

”Sot favorizon lojrat e fatit por lexoni çfarë thoshte po ky kryeministër në 25 tetor 2013 kur filloi operacioni “Fundi i

Marrëzisë” kundër lojrave të fatit: “Askush dhe për asnjë arsye nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar. Ky nuk mund të jetë as legalisht aktivitet i së ardhmes së vendit. E ardhmja e vendit nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me bixhozin””,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë i Petrit Vasili

Ligji i lojrave të fatit dhe kryeministri që nuk e njeh turpin! Ligji për lojrat e fatit (bixhozit) u kthye nga Presidenti në Kuvend. Veprim i drejtë. Një mundësi e re për kryeministrin, që të rikuperojë diçka nga turpi i madh i tij i lënë rrugës. Sepse paturpësia pa kufi është neveri dhe kryeministri është shembull i kësaj.

Sot favorizon lojrat e fatit por lexoni çfarë thoshte po ky kryeministër në 25 tetor 2013 kur filloi operacioni “Fundi i Marrëzisë” kundër lojrave të fatit: “Askush dhe për asnjë arsye nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar. Ky nuk mund të jetë as legalisht aktivitet i së ardhmes së vendit. E ardhmja e vendit nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me bixhozin”.

Këto thoshte kryeministri kur bënte sikur mbyllte lojrat e fatit, sepse qëllimi ishte krejt tjetër dhe pikërisht zgjerimi i tyre dhe grumbullimi në pak duar. Kryeministër më hipokrit dhe të kapur s’keni për të parë më kurrë.

Problem është edhe për ata që i ka zënë halli apo qejfi të bëjnë avokatin e tij, sepse ky për shkak të parave bën të kundërtën e asaj, që thotë dhe i lë në mes të rrugës dhe këtyre u duhet të ripërtypin deglat e parimeve që kanë shitur.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al