Londër: Posta Shqiptare vlerësohet si një nga kompanitë më të mira në rajon/ Merr çmimin “Sokrati” në Forumin Ndërkombëtar të Biznesit

Posta Shqiptare në datat 28-29 Mars ishte pjesë e “Forumit Ndërkombëtar të Bizneseve”,  organizuar nga Asambleja e Biznesit të Europës në Londër me pjesëmarrjen e mbi 60 kompanive nga e gjithë botra. Promovimi i “historive të suksesit” të bizneseve të fushave të ndryshme, kryesisht nga vendet në zhvillim, ishte fokusi i këtij forumi.

Posta Shqiptare u përfaqësua në këtë forum nga Drejtori i Përgjithshëm, Majlind Lazimi, i cili referoi për aktivitetin e Postës si një kompani publike e rëndësishme në sektorin e shërbimeve në Shqipëri. Posta Shqiptare pati privilegjin të vlerësohet me Çmimin Socrates, si një nga kompanitë më të mira në fushën e shërbimeve postare në rajon, për performancën dhe cilësinë e shërbimit për vitin 2016, ndërsa vetë Lazimi u nominua dhe u vlerësua në kategorinë e çmimeve si ” Manaxheri i Vitit” në sektorin e shërbimeve, për profesionalizmin dhe performancën manaxheriale.

Burimi:( integrimi.al  / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al