LRI, anëtare me të drejta të plotë në YES

lri 11Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim morën pjesë në Kampin e të Rinjëve Socialistë Evropianë në Sicili, Itali. Eventi disaditor ka pasur në fokus të diskutimeve zhvillimin e arsimit, punësimit dhe përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje. Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe Lëvizja Rinore për Integrim, e cila vazhdon të angazhohet në arenën ndërkombëtare mbi çështjet që lidhen me çështjet rinore. Përfaqësues të LRI-së në këtë kamp janë nënkryetarja e LRI-së, Rea Kotani, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Fiona Dani, si dhe sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Kristi Xharau. Me pjesëmarrjen në këtë kamp LRI vijon angazhimet dhe kontributet e saja në marrëdhëniet në organizatat simotra dhe partnere në arenën ndërkombëtare. Theksojmë këtu se LRI prej disa vitesh është anëtare me të drejta të plota në Internacionalen e të Rinjve Socialistë, IUSY dhe deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, është zgjedhur si nënkryetare e kësaj organizate.

Anëtarësimi i LRI-së në organizatën ombrellë të forumeve të majta në të gjithë Evropën, është një tregues i partneritetit të vazhdueshëm të LRI

Nga dita e djeshme, Lëvizja Rinore për Integrim është anëtare me të drejta të plota në forumin e Socialistëve të Rinj Evropianë (YES). Në ditën e fundit zhvillimit të Kampit të të Rinjve Socialistë Evropianë, që u zhvillua në Sicili të Italisë, ku u mblodhën 1000 politikanë të rinj nga i gjithë kontinenti, Lëvizja Rinore për Integrim u zgjodh anëtare me të drejta të plota në YES me votim unanim nga të gjitha forumet simotra në Evropë.

Prej disa vitesh, Lëvizja Rinore për Integrim është pjesëmarrëse në organizatën e të rinjve socialistë të Evropës, si anëtare me statusin e vëzhguesit. Gjatë kësaj kohe, LRI ka lidhur ura bashkëpunimi të vazhdueshme me të rinjtë në të gjithë Evropën. Në një prononcim për gazetën “Integrimi”, kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, ka falënderuar të gjithë themeluesit e kësaj force rinore politike për të gjithë kontributin që kanë dhënë përgjatë këtyre viteve, për t’u bërë anëtar me të drejta të plota në organizatën e të Rinjve Socialistë Evropianë, anëtarësimit dhe rolit të rëndësishëm në Internacionalen e të Rinjve Socialistë. “Faleminderit të gjithë të rinjve që kontribuuan në këto vite për një LRI energjike dhe në shërbim të rinise, për një LRI gjithmonë e më të fortë.

Faleminderit të gjithë atyre që përkrahën dhe mbështetën kauzat tona për politika bashkëkohore për rininë shqiptare. Faleminderit këtij ekipi të jashtëzakonshëm të LRI-së që na përfaqëson. Faleminderit rinisë shqiptare për përkrahjen dhe i sigurojmë që do jemi të gjithë së bashku në rrugën tonë evropiane. Ky anëtarësim është një vlerësim i jashtëzakonshëm nga të gjitha organizatat simotra në të gjithë kontinentin tonë, me të cilat LRI ndan të njëjta vlera për demokracinë, kohezionin social dhe solidaritetin mes të rinjve”, është shprehur ajo. Floida Kërpaçi theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit midis të rinjve, me qëllim zgjidhjen e problematikave që ata i shqetësojnë, ndërsa nënvizoi dhe rëndësinë e vijimit të punës që po bëhet për të ndihmuar Shqipërinë për të përshpejtuar reformat në rrugën e integrimit evropian dhe të bashkëpunimit edhe me vendet e tjera të botës -theksoj Kërpaçi

Sekretari për Marrëdhëniet më Jashtë në LRI, Kristi Xherahu, në një intervistë për gazetën ‘Integrim’ thekson se anëtarësimi i Lëvizjes Rinore për Integrim në YES, është rezultat i një partneriteti dhe vetë punës që ky forum rinor ka bërë në arenën ndërkombëtare. Duke folur për kampin veror politik, që u zhvillua në Sicili nga organizata e të rinjve socialistë evropianë, thekson se vëmendja në këtë kamp është përqendruar në diskutimin e çështjeve me rëndësi për rininë si edukimi, punësimi dhe roli i tyre vendimmarrjet politike. Ndërsa vë në dukje anëtarësimi i LRI-së në YES u votua unanimisht. “LRI anëtar më të drejta të plota në YES është një partneritet i trashëguar shkëlqyeshëm në arenën ndërkombëtare.

Për të disatën herë forumi ynë merr pjesë në kampin veror politik të organizuar nga organizata e të rinjve socialistë evropianë. Vëmendja në këtë kamp i është përqendruar trajnimeve dhe workshopeve me temë qendrore, edukimin më standarde bashkëkohorë evropiane, punësimi i të rinjve, të drejtat, dhe përfshirja e tyre në politikë. Si përfaqësues të LRI treguam që nuk ishim thjesht pjesëmarrës në trajnimet e organizuara, por një vlerë e shtuar në familjen e madhe socialdemokrate.

Kjo u vërtetua më së miri, kur byroja politike votoi unanimisht anëtarësimin më të drejta të plota të LRI-së në Young European Socialists”, thekson Xherahu. Sipas tij, ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve me forumet e tjera rinore si për shkëmbimin e ideve po ashtu edhe të eksperiencave. “Ky hap i rëndësishëm do të ndihmojë në krijimin e partneriteteve dhe forcimin e lidhjeve me forumet rinorë socialistë në Evropë, shkëmbimin e eksperiencave, ideve, projekteve inovative gjithmonë në funksion të një politikëbërjeje më sfond evropian. Partneritetet e shkëlqyera dhe eksperienca e marrë nga kjo akademi politike, ne të rinjtë e LRI-së synojmë t’i konkretizojmë në politika realë për një Shqipëri më pozitive”, përfundon Xherahu.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al