LRI dhe LGI zhvillojnë takime në qarkun e Fierit

Lëvizja Rinore për Integrim së bashku me Lëvizjen e Gruas për Integrimi kanë zhvilluar disa takime në qarkun e Fierit.Të pranishëm ishin Deputeti i qarkut të Fierit Ben Bitri dhe të deleguarët e Kryesisë Erisa Xhixho, Kejdi Mehmetaj, Ornela Muhametaj dhe Kryetarja LRI Floida Kërpaci.

Në takimin me LRI u shpreh mbështetja për Rininë në zgjedhjet e 18 Qershorit ndaj dhe përfaqësimi i tyre në listat për deputet do jetë në masën 30% .
Për arritjen e suksesit në zgjedhjet e ardhshme u fol për organizimin e LRI sipas organizatave si dhe u përcaktua një axhendë me aktivitetet që i vijnë në ndihmë maturantëve dhe nga ana tjetër iniciativat që fuqizojnë rolin e tyre në vendimarrje.
Paralelisht fillimi i punës për hartimin e programit të LRI për zgjedhjet e 18 Qershorit për Qarkun e Fierit ndërmjet turit të dëgjesave me të rinjtë në mënyrë që t’i jepet shansi çdo të riu për tu bërë pjesë e platformës fituese të LSI “Një shans për të gjithë”.

Një tjetër takim u organizua me gratë dhe vajzat të cilat duhet të rrisin rolin e tyre brenda LSI dhe nga ana tjetër përcaktimi i aktiviteteve për fuqizimin e rolit të grave në vendimarrje dhe hapjen e partisë drejt zonjave intelektuale , akademike, grave qe menaxhojnë biznese të vogla ose të mëdha në mënyrë që të fillohet puna për hartimin e një programi konkret për gratë e qarkut të Fierit duke evidentuar problematikat që ato hasin dhe duke propozuar zgjidhjet për to. Pjesëmarrësit vunë theksin tek mundësia që duhet t’i jepet çdo qytetari për të kontribuar në politikë përmes LSI .

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al