LRI Durrës aktivitet me impakt social për familjet në nevojë

Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim të rajonit numër 4 në Durrës organizuan një aktivitet social dhe sensibilizues në ndihmë të familjeve në nevojë. Ata shpërndanë ndihma për familjet me vështirësi financiare në lagjet 8, 15 dhe 18 të Bashkisë së Durrësit.

Dhjetëra të rinj durrsakë ju përgjigjën pozitivisht angazhimit të LRI-së për shpërndarjen e këtyre ndihmave, të cilat konsistonin në veshje dhe ushqime. Kryetari i LRI-së së Durrësit, Arb Shtylla tha se LRI e Durrësit synon që nëpërmjet nismave të tilla të shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e saj për familjet në nevojë.

Në një prononcim për gazetën Integrimi Online, kreu i LRI-së së Durrësit tha se nisma të tilla do të vazhdojnë dhe në të ardhmen. “ Si gjithmonë LRI është pranë qytetarëve duke i ndihmuar dhe qëndruar pranë. Familjet dhe qytetarët në nevojë janë në fokusin kryesor të LSI dhe LRI Durrës.

Ne shpresojmë që me nismat tona të lehtësojmë vështirësitë që qytetarët hasin dhe ti mundësojmë kujtdo kushte të barabarta në komunitetin ku jetojmë. U munduam sadopak të zbukurojmë ditën e këtyre 60 familjeve të cilat vuajnë nga varfëria e tejskajshme”, tha ai.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al