LRI nis fushatën sensibilizuese “Ne Jemi Sinonime”

Fushata sensibilizuese e Lëvizjes Rinore për Integrim nën moton “Ne Jemi Sinonime” ka nisur duke vizituar fëmijet me sindromën down të “Jonathan Center” dhe moshën e tretë tek shtëpia e të moshuarve këtu në Tiranë.

Një nismë e cila vazhdon dhe përseritet vit pas viti, me të njëjtën energji pozitive që këta të rinj mbartin. Mesazhi i tyre është mëse i qartë, mbështetje, përkushtim dhe dashuri edhe për ato shtresa që ndihen, dhe shpesh here janë të distancuar.

Një ndër qëllimet kryesore të kësaj iniciative është nxitja e të rinjve të tjerë dhe jo vetëm, që të rrisin vëmendjen dhe përkushtimin ndaj shtresave në nevojë. Jo rastësisht fëmijët dhe gjyshërit janë një moshë e cila ka nevojë më së shumti për një dashuri të sinqertë ku synimi kryesor nuk është imazhi, por mirëqenia e tyre dhe sigurisht që kjo bëhet vetëm duke u gjendur pranë tyre.

Lëvizja Rinore për Integrim do të vazhdojë të vizitojë institucione dhe qëndra të tjera për të treguar që ka akoma të rinj të cilët janë vullnetarë dhe të gatshëm për tu ardhur në ndihmë njerëzve që mbi të gjitha, kanë nevojë për shoqëri dhe dashuri.

Burimi: (integrimionline/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al