LRI organizon festën e fundvitit nën brandin SHQIP!

15698163_10208089331490391_6697395201902001193_nNdërrimi i viteve është gjithmonë një periudhë magjike, ku energjia pozitive dhe dashuria janë më prezente se kurrë në jeten e gjithësecilit prej nesh.
Lëvizja Rinore për Integrim pas një viti të ngjeshur me aktivitete dhe organizime të larmishme vjen sërish me një risi.Këtë fundvit të rinjtë e LRI zgjodhën të festojnë vetëm SHQIP!
Në një festë krejt ndryshe, si askush më parë, në këtë aktivitet festiv LRI do të përfshijë çdo element të folklorit shqiptar duke e kthyer në një festival të vertetë për promovimin e vlerave më të mira artistike e kulturore nga çdo trevë shqipfolëse e cila do ketë përfaqësuesin e saj me veshjen tradicionale.LRI do të vijë me surpriza e mesazhe të rëndësishme, me artistë e të ftuar, të shquar në jetën publike.
Kënge, valle, kostume, prodhime, informacione, element tradicional dhe motive nga folklori vijnë të gjitha nën brandin #SHQIP!
Mbrëmja festive “Dua Shqip” do të organizohet ditën e premte, dt 23 dhjetor 2016, tek “2A Film” në Kinostudio.
“Dua Shqip” do të jetë kryefjala e këtij eventi që do të përçojë mesazhin e qartë për të dashur vendin dhe vlerat më të mira shqiptare, vlera me të cilat jo vetëm duhet të krenohemi, por për të cilat duhet të punojmë që t’i ndajmë me të tjerët dhe t’i kthejmë në moto të përmirësimit tonë të vazhdueshëm për një shans për të gjithë shqiptarët, për një Shqipëri rinore, për një Shqipëri pozitive!

(Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al