LRI Pogradec, Akt solidariteti në Ditën Botërore të dhurimit vullnetar të gjakut

lri pOGRADECSot është Dita Botërore e dhurimit vullnetar të gjakut, ditë e cila i kushtohet ndërgjegjësimit të popullatës për të dhuruar vullnetarisht gjak.

Kjo ditë mbahet çdo vit në 14 qershor, duke filluar nga viti 2004.

Nevojat për gjak janë shumë të mëdha pasi transfuzioni i gjakut apo përbërësve të tij, shërben shpesh për t’i shpëtuar jetën dikujt që pëson aksident (të çdo forme) apo ndërhyrje kirurgjikale të shoqëruar me hemorragji, por edhe si kurë shoqëruese në disa patologji si anemitë si talasemia, hemofilia, anemitë hemolitike, leuçemitë, të transplantuarit, etj.

Qëllimi i kësaj dite, është rritja e ndërgjegjësimit për sigurimin e gjakut të sigurt dhe produkteve të tij. Këtë shëmbull sollë sot të rinjët e ‘Lëvizja Rinore për Integrim Dega Pogradec’ që u bashkuan sot në këtë nismë jo vetëm të cilët qenë të gatshëm për tu bashkuar për të dhuruar gjak.

mARINGLEN bUZIPor edhe për të dhënë një mesazh sensibilizues për rëndësinë që ka sigurimi në kohë i gjakut dhe produkteve të tij, si pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse për të parandaluar vdekshmërinë. Të dhurosh gjak është një akt solidariteti human që shpëton jetën e njerëzve në nevojë.

Ajo është dhurata më e çmuar që ne mund t’i bëjmë një njeriu tjetër që ka nevojë. Ju bëj thirrje t’gjithë të rinjëve të rrethit të Pogradecit se LRI i ka dyert e hapura për të gjithë të cilët dëshirojnë të na bashkohen në këtë Forum Rinor Ky është një aktivitet që paraprin shumë aktivitete të tjera. Që me anë të dëshirës së mirë, vullnetit te qënit të bashkuar dhe energjinë pozitive që na karakterizon ta çojmë rininë e sotme ne një piedestal tjetër.

Burimi:(integrimi.al/E Ç)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al