LSI Kolonjë përjetëson ish-kryebashkiakun e ndjerë Arben Malo

Ndihma e huaj SLOVENE dhe Bashkia Kolonjë sot inaguruan projektin e pyllëzimit në Rehovë, Ersekë. Financimi SLOVEN mbështeti mbjelljen e rreth 74.000 fidanëve në një sipërfaqe 40 ha si një kontribut direkt për të zbutur efektet e ndryshimit klimaterik, rritjen e sipërfaqes me pyje dhe mbrojtjen e tokës nga erozioni.

Eventi u nderua nga prezenca e Ambasadores së Slovenisë në Shqipëri, Sh.S Lea Stancic, Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Ilia Stefo, kandidatja e LSI-së në Korçë, Brunilda Paskali, Drejtori i CMSR Sloveni, Gašper Jež, Znj Elvana Zhezha si edhe ekspertë Sloven dhe Shqipëtar që punuan me dedikim për këtë projekt i cili u zbatua nga BCCD.

Projekti ishte iniciativë e Kryetarit Arben Malo dhe do mbetet një gjurmë e patjetërsueshme e energjisë dhe dedikimit të tij për Bashkinë Kolonjë. Në këtë aktivitet ishte dhe bashkëshortja e të ndjerit Malo.

Me propozim të grupit të këshilltarëve të LSI-së në këshillin bashkiak si edhe me votim unanim, parku 40ha tashmë do mbajë emrin “ARBEN MALO” si momumenti më i bukur ambjentalist që do të kujtojë njeriun që donte ta bënte Ersekën Europë.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al